Per mesfushorin 20 vjeçar te Vllaznise duket se rikthehet serish vemendja ne merkato. Ne janar, siç e pat deklaruar edhe vete presidenti Xhaferi skuadra te ndryshme kane shfaqur interes per te, por ofertat e bera nuk e kane bindur dhe si rrjedhoje ai vazhdoi te luante ne “Loro Boriçi”.

Por vera duket se do te jete “e nxehte” per te. Gazeta “Panorama Sport” ka bere te ditur sot se per kete lojtar ka shfaqur interes skuadra e njohur çeke Sllavia e Prages e cila deshiron ta beje pjese te saj.

Oferta e Sllavias së Pragës për Alivodën duket se është zyrtare dhe palët janë në bisedime, madje të avancuara, por klubi shkodran nuk do që të nxitohet për t’u privuar kaq lehtë nga një prej talenteve më të mëdha që ka.

Të njëjtat burime pohojnë për gazetën se drejtuesit e Vllaznisë kërkojnë 400 mijë euro për mesfushorin, duke e konsideruar një shifër që përligj vlerat e tij. Po ashtu, duhen saktësuar edhe modalitetet e pagesës para se të merret një vendim përfundimtar.