Prag- sezoni po shoqerohet nga zhvillimi i shume ndeshjeve miqesore ne mes ekipeve te ndryshme te cilet kerkojne te ruajne formen e tyre sportive, kushtezuar edhe nga shtyrja paksa e gjate e nisjes se kampionatit.
Ajo qe te ben pershtypje eshte se ne shume prej ketyre ndeshjeve, kryesisht ato te moshave, kemi pare duke arbitruar ne fushe dy arbitret e kolegjiumit te Shkodres, kryesoren Soada Tushaj dhe asistenten Gierle Asllanaj.
Kemi te bejme me dy vajza shume pasionante qe e kane shume per zemer arbitrimin dhe po bejne çmos per t’u ngjitur ne karriere. Punojne shume e po ashtu edhe studiojne, çka i ka ndihmuar per te shkuar me lart.
Kemi ndjekur dje ndeshjen miqesore Vllaznia U21- Vllaznia U19 dhe te dyja keto arbitre bashke edhe me asistentin tjeter Jetmir Podgorica kane qene aty per te arbitruar dhe e kane bere ne menyren e duhur, pa me te voglin dyshim.
Pak muaj me pare kane qene ne Zvicer, ne nje kurs te organizuar nga UEFA dhe kjo do te thote se dyshja Tushaj- Asllanaj po shihet me sy te te mire dhe nga FSHF dhe konsiderohen arbitre te perspektive./SHKODRA-SPORT.COM/