Armando Broja është padyshim lojtari shqiptar i momentit në Europë. Sulmuesi i Kombëtares po shkëlqen te Southampton e deri më tani ka shënuar 6 gola në Premier League, ndërsa edhe dje bëri një ndeshje perfekte ndaj Man United. Elozhet për Brojën janë të shumta, ndërsa një e tillë ka ardhur edhe nga Sokol Kushta që nuk është kursyer asnjëherë për sulmuesin kuqezi.

Legjenda e futbollit shqiptar dhe atij vlonjat, komplimenton Brojë, ndërsa “thumbon” gazetarët që ishin kundër sulmuesit. Nuk kanë munguar “kunjat” as për trajnerin Reja që ka bërë fushatë për presidentin Duka dhe një veprim të tillë, Kushta e cilëson si absurd dhe që nuk ndodh në asnjë shtet tjetër të botës.

Postimi i Sokol Kushtës:

“Që Broja është lojtar klasi, s’ka nevojë ta them në këtë moment. Thjesht tani, unë po e shijoj këtë djal duke parë çdo 3 ditë, por kënaqësia më e madhe që po shijoj është lëpirja që po i bëjnë shumica e gazetarë që ishin kundër para dhe pas ndeshjes në Londër.

Ishin ata që dolën pro trajnerit dhe presidentit, domthënë kundër Brojës. Unë isha i sigurtë që po të qe në fushë Broja, pjesa e parë nuk do të dilte 4 plus dhe zgjidhja që ulja në triubnë me pretekstin që Broja është kapriçoz.

Nuk është rastësi që trajneri i Kombëtares del dhe bën fushatë për presidentin e FSHF-së, veprim absurd. Nuk e di në cilin shtet do të ndodhte kjo gjë që trajneri i Kombëtares të bëjë fushatë për presidentin e futbollit”, shkruan Kushta në postimin e tij.