Per ish- futbollistin e Vllaznise dhe kapitenin e kombetares shqiptare Rudi Vata, dita e sotme eshte e veçante. Ai feston 53 vjetorin e lindjes dhe me kete rast, gazeta “Shkodra Sport” i uron atij edhe 100 vite te tjera te lumtura!

Rudi ka lindur ne Shkoder me 13 shkurt 1969 dhe zgjedh te merret me sport ne rinine e tij. E nis me futbollin qe ne moshe te vogel dhe debuton me ekipin e pare te Vllaznise ende pa mbushur 18 vjeç. Me pas kalon tek Dinamo me te cilen do te luante deri ne luante deri ne fillimin e viteve ’90 sepse me pas do te merrte rruget e Europes.

Ka nje karriere te suksesshme ku spikat mbi te gjitha aktivizimi me ekipin skocez te Selltik. Ka provuar te luaje dhe me disa ekipe te tjera dhe nderkohe gjate kesaj periudhe shnderrohet ne nje lider edhe tek kombetarja shqiptare ku i besohet edhe shiriti i kapitenit.

Ka luajtur plot 59 ndeshje me fanellen kuqezi teksa ka shenuar edhe 5 gola dhe padyshim qe eshte nder simbolet e kesaj kombetareje.

Pas lenies se sportit, per pak kohe ka bere detyre e trajnerit pikerisht tek Vllaznia ne fillimin e vitit 2012, nderkohe qe ka punuar me se shumti si menaxher futbolli, nderkohe qe per disa muaj ka qene edhe trajner i ekipit te Vllaznise.

Rudi Vata eshte nje nga emrat e medhenj te futbollit shkodran dhe atij shqiptar dhe meriton nje respekt te veçante per gjithe ate çfare ka dhene per te./SHKODRA-SPORT.COM/