Festat e fundvitit janë momentet më të bukura për çdo familje, por ka edhe nga ata që nuk I kalojnë bashkë ato. Të tillë janë edhe pjestarët e shtëpisë së të moshuarve në Shkodër, por paraditen e sotme ata janë parë të jenë shumë të ngrohtë dhe kjo pikërisht nga vizita që u kanë bërë atyre një grup I futbollistëve të Vllaznisë.

Me në krye kapitenin Lika dhe me disa dhurata në duart, ato janë drejtuar pikërisht drejt kësaj shtëpie duke I bërë të lumtur pjestarët e saj.

Për këtë arsye, drejtori I saj Fatjon Hoxha I ka falenderuar përzemërsisht futbollistët e Vllaznisë për këtë gjest që ndërmorën.

Në emër të futbollistëve ndërkohë ka folur kapiteni Gilman Lika I cili ndër të tjera ka thënë se inisiativa të tilla do të vijojnë.

Gjesti I sotëm I futbollistëve të Vllaznisë padyshim që është me shumë vend dhe në kohën e duhur, pikërisht në këto ditë të fundit të vitit, duke I bërë të mos ndihen të braktisur edhe disa njerëz që fati I jetës I ka bërë që të jenë të vetmuar.
www.shkodrasport.com