Në Maqedoninë e Veriut në këto momente po luhet java e 18-të në këto momente. Elita e futbollit në vendin fqinj ka zbritur në fushë me disa prej ekipeve më të mira dhe që kryesojnë ligën. Një ndër skuadrat që po luan në këtë orë është edhe Shkëndija e Tetovës.

Kuqezinjtë e drejtuar nga Qatip Osmani po fitojnë momentalisht me rezultatin 1-0 kundër Pobedas. Dhe protagonist është bërë Erald Çinari.

Ish-sulmuesi i Vllaznisë ka gjetur golin e tij të parë në ndeshjen e tij të dytë zyrtare me skuadrën tetovare. Mëngjërashi pas një aksioni personal e kaloi topin sipër portierit kundërshtar.

Kjo duke i dhënë avantazhin të tijëve në minutën e 61-të të ndeshjes. Çinari kaloi në merkaton e dimrit tek Shkëndija, ku më parë qëndroi për 1.5 vite në Turqi me skuadrën e Samsunspor. Për të interes kishte edhe nga Superiorja jonë, por 26-vjeçari zgjodhi të vijonte karrierën në Maqedoninë e Veriut.

Ky patjetër është një fillim i mbarë për Çinarin me fanellën e tij të re. Dhe në një moment ku edhe Shkupi po humbet në duelin e tij, një fitore e mundshme e Shkëndijës do ngushtonte diferencat në krye të tabelës me kryeqytetasit./SHKODRA- SPORT.COM/