Ndonese skuadra e tij ka luajtur me nje futbollist me pak per me teper se 80 minuta, trajneri shkodran Samuel Nikaj dhe Pogradeci i tij ia kane dale te shenojne golin e barazimit dhe te marrin nje pike me shume vlere ne Elbasan duke e ruajtur serish vendin e pare ne renditje.

Duke qene se ka qene nje ndeshje shume percaktuese, ajo ka patur brenda edhe tension, ashtu si dhe mbeshtetjen e zjarrte te tifozerive te te dy ekipeve. Ne minuten e 19-te arbitri i takimit Yzeiraj ka akorduar 11-metersh per Elbasanin.

Kaq ka mjaftuar qe futbollistet dhe stafi i Pogradecit te reagojne ndaj arbitrit duke e konsideruar te pakuptimte vendimin e tij, por ai jo vetem nuk ka ndryshuar mendim por ka akorduar edhe dy kartona te kuq, nje per Zefin qe ishte pjese e formacionit dhe nje tjeter Hyzellarin qe ishte ne pankine.

Loja eshte nderprere per disa minuta dhe ajo ka filluar me ekzekutimin e 11-metershit nga Gava qe e ktheu ne gol duke kaluar Elbasanin ne avantazh dhe pjesa e pare do te mbyllej 1-0 per vendasit.

Pavaresisht se ne disavantazh te nje gol dhe te nje lojtari me pak, Samuel Nikaj ka vazhduar ta udhezoje skuadren e tij per te pare drejt portes kundershtare dhe ne minuten e 60-te ia ka dale te shenojne golin e barazimit me ane te futbollistit Shkullaku.

Pas ketij goli ka patur perpjekje nga te dy ekipet por nuk ka patur gol tjeter dhe si rrjedhoje gjithçka eshte mbyllur ne barazim, rezultat ky qe per nga menyra si shkoi loja ka gezuar ekipin e Pogradecit ngaqe e luante edhe ne transferte kete ndeshje.

Pas javes se 13-te te kampionatit, Pogradeci dhe Elbasani ndajne serish vendin e pare dhe te dyte me te njejten kuote pikesh, nga 33 secila, por liqenoret e Nikajt kane golaverazh me te mire dhe si rrjedhoje vazhdojne te mbajne vendin e pare ne renditje.