Ndonese ka kaluar e para ne avantazh, Vllaznia U19 nuk ia ka dale dot ta ruaje ate deri ne fund dhe si rrjedhoje ne fund te ndeshjes e luajtur pasditen e sotme ne Durres ndaj Teutes, eshte ndare ne barazim 1-1.

Ka qene futbollisti Ersi Zaganjori ai qe ka shenuar per kuqeblute qe ne minuten e 9-te. Nje gol qe u dha edhe qetesine atyre per ta administruar si duhet rezultatin, por me kalimin e minutave durrsaket e shtuan presionin dhe ne minuten e 44-te arriten te barazojne me ane te Halilajt nje minute para fundit te pjeses se pare.

Ne kete menyre ky 45 minutesh eshte mbyllur ne shifrat 1-1. Ne te dyten, Vllaznia U19 ka ngulmuar jo pak per te shenuar edhe golin e dyte, por nuk ia ka dale dhe si rrjedhoje dy ekipet ne fund kane ndare nga nje pike.

Me barazimin e sotem shkodranet e drejtuar nga Edmond Doçi jane ngjitur ne kuoten e 19 pikeve duke mbajtur vendin e peste ne tabelen e klasifikimit./SHKODRA-SPORT.COM/


TEUTA U19- VLLAZNIA U19 1-1

Shenues: Halilaj/ Zaganjori

VLLAZNIA U19: Lujkaj, Rroku, Selmani, Kapllanaj, Muhaj, Guri, Shimaj, Brahimi, Cungu, Zaganjori, Hagrepi. Trajner Edmond Doçi. U aktivizuan edhe Kodra e Frani.