Egnatia bëhet gati për një përforcim të rëndësishëm në mesfushë, teksa në orët e fundit të merkatos është në bisedime të avancuara me titullarin e Laçit, Sebastjan Spahiu.
23-vjeçari ka rënë dakord me rrogozhinasit dhe pret të mbyllë gjërat me Laçin për t’u transferuar në Rrogozhinë.
Ndërkohë, Egnatia është penduar për mbrojtësin Sodik Atanda, i cili u largua këtë verë, por pritet të kthehet sërish në skuadër, duke qenë një alternativë e mirë për prapavijën.
Mbetet për t’u sqaruar në orët në vijim situata me Hysen Memollën, i cili është pranë firmës në një klub turk, por ende nuk ka diçka zyrtare.