Pavaresisht perpjekjeve te bera, Vllaznia nuk ia doli te fitonte ne ndeshjen e javes se dyte te kampionatit, ate te luajtur ne “Egnatia Arena” te Rrogozhines ndaj Erzenit. Gjithçka u mbyll ne shifrat e barabarta 2-2.

Protagonisti kryesor i kesaj ndeshje ka qene kapiteni Bekim Balaj, i cili i shenoi te dy golat e ndeshjes, shenoi nje tjeter qe iu anullua per pozicion jashte loje. Po ashtu dha nje asist te bukur me koke per Bruno Gomes ne momentin kur ai goditi shtyllen e po ashtu eshte munduar te beje me te miren edhe ne raste te tjera te ndeshjes.

Pikerisht per te gjitha keto arsye, bjondi shtatelarte eshte vleresuar nga lexuesit e gazetes “Shkodra Sport” ne sondazhin e hapur qe mbreme, si “lojtari i ndeshjes”. Ne kete votim kane marre pjese 522 vete dhe plot 115 prej tyre, ose 22.03 % kane votuar per Bekim Balajn.

SONDAZHI/ Cilin vlerësoni si lojtarin më të mirë të Vllaznisë në ndeshjen ndaj Erzenit?

Ne vend te dyte per numrin e votave eshte vleresuar mesfushori Lorik Boshnjaku qe ka bere nje performance shume te mire. Ai ka marre 92 vota ndersa ne te tretin, duke plotesuar ne kete menyre edhe podiumin e me te mireve te ndeshjes eshte braziliani braziliani Bruno Gomes me 77 vota.

Ai eshte vleresuar per faktin se per aq minuta sa luajti, i dha tjeter gjalleri sulmit te Vllaznise duke qene protagonist me lojen e tij. Ne nje moment goditi edhe shtyllen, ashtu siç shenoi edhe gol ne minutat shtese, por qe u anullua per pozicion jashte loje.

Pas kesaj treshe, jane renditur mbrojtesi Milos Stojanoviç me 63 vota, Esat Mala me 55, Eslit Sala me 52, Esin Hakaj me 23 dhe keshtu me rradhe./SHKODRA-SPORT.COM/

SONDAZHI/ Cilin vlerësoni si lojtarin më të mirë të Vllaznisë në ndeshjen ndaj Erzenit?