Elom Nya-Vedji ishte një emër shumë i panjohur për futbollin shkodran dhe atë shqiptar deri në janar e vitit të kaluar. Në merkaton e dimrit të shkuar ai u afrua në rradhët e Vllaznisë, si një përforcim i krahut të majtë. Shtatshkurtëri që në atë periudhë ishte pjesë e ekipit të Zetës në Malin e Zi, vendosi ti bashkohej kuqebluve në janar.

Lufta sportive dhe shpejtësia apo edhe lëvizjet në fushë bën që ai të fitonte disi zemrat e tifozëve shkodranë. Por lojtari me origjinë nga Togp nuk arriti në asnjë moment të ishte ndër titullarët e skuadrës në sezonin e shkuar.

Pavarësisht se në fund të edicionit të shkuar, ai do llogariste një kupë të fituar në karrierën e tij. Kjo pas triumfit të Vllaznisë kundër Skënderbeut në shifrat 1-0 në finalen e kupës së sezonit të shkuar.

Gjithsesi bashkëpunimi me 23-vjeçarin do mbyllej në qershorin e vitit 2021. Por mëngjërashi duket se nga Mali i Zi e më pas në Shqipëri ka vendosur ta vijojë karrierën e tij në një vend dhe kampionat tjetër. Tashmë ai është pjesë e kampionatit çek, në ligën e dytë të këtij vendi.

Togolezi tashmë është pjesë e skuadrës së Usti nad Labem. Ekip që militon në ligën e dytë për nga rëndësia të futbollit çek. Skuadra e afrikanit për momentin ndodhet në vendin e 13-të të klasifikimit me 19 pikë të grumbulluara pas 16 javësh.

Endri ÇINARI