Sunday, January 11, 2026
FAQJA E PARE FUTBOLLKATEGORIA SUPERIORESONDAZHI I 'SHKODRA SPORT': Elmando Gjini, lojtari me paraqitjen më të mirë...

SONDAZHI I ‘SHKODRA SPORT’: Elmando Gjini, lojtari me paraqitjen më të mirë te Vllaznia në gjysmën e parë të kampionatit

Vllaznia ka mbyllur gjysmën e parë të sezonit në vendin e katërt dhe padyshim që është në lojë për titullin kampion. Ecuria e saj ka patur oshilacione teksa e nisi në mënyrë të shkëlqyer, por më pas kaloi disa momente jo të mira. Tashmë besohet se gjithçka ka kaluar dhe gara do të nisë të bëhet edhe më e fortë dhe ajo duket e përgatitur për këtë gjë.

Po cili ka qenë kontributi i secilit lojtar në këto 18 javë kampionat dhe kush është ai që ka bërë paraqitjen më të mirë? Pikërisht për këtë arsye, Gazeta “Shkodra Sport” ka bërë një sondazh me lexuesit e saj duke kërkuar të marrë mendimin e lexusve.

Dhe përgjigja ka qenë e tillë: Shumica e lexuesve (sportdashësve) mendojnë se lojtari me paraqitjen më të mirë në këto 18 javë kampionat është mbrojtësi Elmando Gjini. Për të kanë votuar 25% e lexuesve. Në vend të dytë është portieri Leon Pohls për të cilin kanë votuar 22% e lexuesve.

Në vendin e tretë është Esat Mala me 11% të votave të marra nga lexuesit që kanë pranuar të jenë pjesë e këtij sondazhi. Lista vazhdon me Erdenis Gurishtën që ka marrë 8% të votave, Bekim Balajn dhe Sherif Kallakun me 7% secili, Andrey Yago me 6% e kështu me rradhë.

Burimi: Gazeta “Shkodra Sport”

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments