Sponsori i Vllaznisë, Alban Xhaferi, pranoi se klubet po diskutojnë me faktorë politikë situatën e tyre, duke kërkuar që të gjejnë një pozitë sa më të favorshme për ta pas zgjedhjeve të vitit të ardhshëm. Në “Procesi Sportiv” ai e pranoi një situatë të tillë, edhe pse insistoi se kërkesat që ka bërë Liga, nuk janë politike.

“Janë disa kërkesa që janë të gjithë dakord e që janë legjitime. Por ka ardhur momenti që meqë janë ulur me kryeministrin, dolën me këta deklarata dhe t’i japin fund. Pa ndryshime nuk ka si kthehet futbolli

Në mbledhje sot u disktuan parimisht takimi i presidentit Duka me kryeministrin Rama. Ne jemi në fazë kur duhet të gjejmë të mesme të artë. Është momenti që nga ana e kryeminsitrit të dale të vendosi si do të vazhdohet. Se bojkoti pa fund nuk ka kuptim. Duhet të gjendet një zgjidhje, një e mesme, që edhe klubet të arrijnë një konsensus e të fillojë loja.

Në Shkodër ndjehet mungesa, ka presion nga publiku. Më kanë ngjitur emrin “presidenti i miqësoreve”. Ndoshta është defekt se drejtuesit e klubeve janë meshkuj, jo femra, se situata mund të kishte ndryshuar për mirë.

Diskutohet çdo aspekt. Shpejt vijnë zgjedhjet. Kërkesat nuk janë poltike, por po diksutojmë me liderët politikë. Ne nuk sakrifikojmë sportin për hatër të një mungese serioziteti apo mungesë përgjigje nga ana e qeverisë”, tha Xhaferi./vipsport/