Tifozet shkodrane nuk e kane mirepritur ardhjen e Migen Memellit ne krye te skuadres se tyre te zemres dhe si rrjedhoje qe prej dites se djeshme reagimet e tyre, kryesisht ne rrjetet sociale kane qene te shumta.

Nderkohe gazeta “Shkodra Sport” ne kuadrin e sondazheve qe ka organizuar per çdo trajner qe ka punuar te Vllaznia, ka shtruar diten e djeshhme nje pyetje edhe ne lidhje me kete te sapoemeruarin nese “besoni qe trajneri Migen Memelli do te beje nje pune te mire ne krye te Vllaznise”?

Dhe pergjigjet kane qene te tilla siç mund ta shikoni edhe nga fotoja e meposhtme e ketij sondazhi: 68 % e atyre qe kane marre pjese ne votim jane shprehur se nuk kishin besim qe ai do te bente nje pune te mire tek skuadra kuqeblu.

Nga ana tjeter, 32 % mendojne ndryshe dhe besojne tek aftesite e ketij trajneri. Jo keq duke patur parasysh reagimet e shumta qe ka sjelle ne rradhet e tifozeve nje emerim i tille. Themi keshtu sepse nje pjese e tifozeve e mbajne mend Memellin si kundershtar te Vllaznise dhe me temperamentin e tij ne fushe, mund te kete krijuar edhe ndonje polemike. Ashtu si dhe ato kur ishte trajner i Skenderbeut.

Pa lene menjane edhe faktin qe ka qene trajner moshash tek Tirana, rivali i perjetshem i Vllaznise. Te gjithe keto ja kane ulur piket atij, por nga ana tjeter, rezultati i ketij sondazhi duhet te sherbeje edhe si nje nxitje me shume per Memellin per ta bere si duhet punen e tij dhe per t’i bindur edhe spektiket.

Deri me tani, ne kemi pare vetem njeren gjysem te Migenit, ate te kaluaren. Tashme eshte koha te shohim gjysmen tjeter, ate te cilen ka marre persiper te beje te Vllaznia.

Sot rezultati i sondazhit ishte 68/32 dhe natyrisht qe ne do te jemi ketu edhe pas disa kohesh per te bere nje sondazh tjeter dhe per te pare nese keto shifra kane ndryshuar apo jo. E rendesishme eshte qe Vllaznia te ece perpara dhe Migen Memelli e di fare mire se çfare detyre te veshtire ka marre persiper./SHKODRA-SPORT.COM/