Bajerni ka barazuar me rezultatin 3-3 ndaj Ajaksit në transfertën e djeshme për “Champions League”. Një ndeshje kjo që shërbente sa për statistikë, pasi të dy ekipet kanë kaluar më tej dhe janë kualifikuar.

Megjithatë ajo që po komentohet gjerësisht në rrjetet sociale, është ndërhyrja e Thomas Muller. Futbollisti gjerman e ka tejkaluar çdo limit të lejuar, duke bërë një ndërhyrje për “burg” ndaj mbrojtësit të Ajaksit, Tagliafico.

Me takat në kokën e kundërshtarit, më shumë sesa një ndërhyje për top, i afrohej sportit të karates.

Arbitri e ka ndëshkuar me karton të kuq, por sigurisht që një vendim i tillë është shumë pak në lidhje me atë që Muller meritonte, pasi ka rrezikuar seriozisht shëndetin e futbollistit në fjalë. /Shqiperia.ch/