Koha kur Real Madrid mrekullonte në fushën e lojës dhe dominonte në Cahmpions League duket shumë e largët. Bota, nga anët e “Bernabeut”, është përmbysur sa hap e mbyll sytë. Dorëheqja e trajnerit francez dhe largimi i C ristiano Ronaldo kanë çuar në depresion ambientin dhe ekipin.

Kura Lopetegui ka zgjatur shumë pak: pas një fillimi të mirë, skuadra ka pësuar një rënie dhe trajnerit është shkarkuar pas “shuplakës” së marrë kundër Barcelona-s. Atëherë, Florentino Perez ka provuar të realizojë një tjetër goditje “alla Zidane”. Ai ka vendosur t’ia besojë stolin Santiago Solari-t, trajneri i ekipit të moshave të Real Madrid.

Ndeshjet e para kanë qenë të mira dhe i kanë siguruar argjentinasit një kontratë deri në 2021-in. Një lëvizje e pamenduar mirë? Po, duke parë atë që po ndodh në rrjetet sociale.

Real u turpëruar në shtëpi nga CSKA-ja e Moskës në javën e fundit të fazës me grupe të Champions League dhe nuk ka aspak rëndësi që madrilenët e kishin siguruar kualifikimin dhe vendin e parë para këtij takimit. Veçanërisht pas Modric me shokë kishin dalë me kokën ulur nga “Luzhniki Arena” (1-0). Kështu, kampionët e Europës në fuqi janë mundur në vajtje dhe ardhje nga i njëjti kundërshtar, gjë që nuk ndodhte që nga 2009-a.

Nuk ka qenë hera e parë që Real-i i Solari-t ka humbur 3-0: ka ndodhur disa javë më parë në kampionat kundër Eibar. Dy rezultate shumë të bujshme për t’u anashkaluar. Në pritje të reagimit të Florentino Perez, kanë menduar tifozët të tregojnë atmosferën që është krijuar në Madrid.

“Ky Real është një skuadër plehrash”, ka qenë komenti i një tifozi. Të tjerë kanë shkuar më tej: “Një skuadër e re pa të ardhme”. Ka edhe nga ata që kanë publikuar reagimin e Zidane pas golit të CR7 në “Allianz Stadium” vitin e kaluar për të shprehur habinë e tyre para dështimit në “Bernabeu”./telesport/