Lacio nuk di të fitojë dhe këtë po e tregon si në kampionat, ashtu edhe në Europë. Një nga më të kritikuarit te Lacio, është portieri shqiptar Thomas Strakosha i cili po merr kritika të shumta nga tifozët dhe mediat italiane duke vënë në dyshim edhe aftësitë e tij si portier.

Megjithatë, vetë trajneri i Lacios, Simone Inzagi ka folur për mediat në lidhje me kritikat karshi Strakoshës, duke u kthyer në një ‘engjëll mbrojtës’ për gardianin kuqezi.

Ai u shpreh se po flitet për një portier që është vetëm 23 vjeç dhe se nuk i meriton kritikat.“Nuk i meriton Strakosha kritikat.

Nuk duhet harruar që po flasim për një portier të vitit 95 dhe që është vetëm 23 vjeç. As nuk duhet harruar që për 3 sezone, ai ka mbrojtur portën e një ekipi të rëndësishëm si Lacio”, u shpreh Inzagi./vipsport/