Edi Martini, trajneri i Teutës ka folur në prag të sfidës me Laçin. Durrsakët udhëtojnë nesër dhe përballen me kurbinasit në transfertë në 17:00. Martini ka cekur sfidën e humbur me Partizanin dhe deklaratat e Pashk Laskës që tha se titullin e fiton Teuta, apo reagimet e kapitenit të Vllaznisë, Gurishta.

Laçi? Ky kampionat është bërë i pabesueshëm, nuk e di në çdo moment se si mund të shkojë ndeshja. Nëse do fitojë ose do barazojë Vllaznia, ky kampionat futet në një rrjedhë që do zgjidhet në ditën e fundit. Teuta është barazim me Laçin deri më tani.

Në dy ndeshjet në Durrës ne kemi bërë lojë mjaft të mirë, ndërsa në Laç kemi luajtur më mirë kundërshtari. Gjithsesi, kjo është një ndeshje që duhet luajtur dhe fituar. Ne do hyjmë në fushë me mendimin për ta fituar ndeshjen, pastaj do shohim çfarë sjell fusha lojës.

Pashk Laska? Unë nuk e di se si e ka thënë presidenti i Laçit, atë bisedë. Në do bëjmë punën tonë, unë e di që duke njohur presidentin e Laçit është një deklaratë më shumë thumbuese sesa deklaratë reale. Do jetë një ndeshje e luftuar dhe shpresoj të fitojmë ne.

Rivalët? Vllaznia ka bërë një kampionat shumë të mirë, asnjëherë Partizani s’e ka pasur të lehtë më Vllazninë, si në Shkodër si në Tiranë. Mendoj që ka mundësi ta fitojë ndeshjen dhe të futet në garë për titullin kampion dhe vetë Vllaznia, e shohë një ndeshje të luftuar.

Gurishta? Çuditem me deklaratën e Gurishtës, pasi unë kam shumë mesazhe në telefonin tim që nëse nuk e merr Vllaznia, të gjithë në Shkodër janë me Teutën. Gurishta ka qenë pjesë e Vllazninë dy vite më parë kur Partizani i lëshoi një ndeshje ndaj Kamzës, kështu që shkodranët nuk ja falin kaq lehtë Partizanit”, tha Martini.