Marash Kumbulla është një ndër lojtarët më të shtrenjtë të Kombëtares Shqiptare. Në bazë të vlerës së kartonit në “Transfermarkt”, mbrojtësi shqiptar vlerësohet me 27 milionë euro. Për 21-vjeçarin, rritja ka qenë e vazhdueshme.

Pas një sezoni pa shumë shkëlqim në Serinë B me Veronën, Kumbulla u bë lojtari më i aktivizuar dhe një nga shtyllat e mbrojtjes në debutimin në Serinë A me veronezët.

Tanimë, karriera e tij është gjithnjë në ngjitje, teksa si pjesë e Romës, kartoni i tij po prek vlerat maksimale. Mjaft të krahasohet që dy vite më parë, më 5 qershor 2019 vlerësohej me vetëm 75 mijë euro.

Pas dy vitesh, Roma tani ka një mbrojtjes vlera e të cilit është 360-fish më e lartë. Me Murinjon në krye, pritet që qendërmbrojtësi i Kombëtares të maturohet akoma edhe më shumë për t’u bërë shtyllë e prapavijës te kryeqytetasit dhe për të qenë ndër pikat më të forta dhe te Shqipëria.