Fundi i vitit do të na dhurojë një tjetër aktivitet sportiv në Shkodër. Bëhet fjalë për një turne shahu i cili do të zhvillohet për tre ditë me rradhë në qytetin tonë. Ai organizohet nga “Shkodra Sport Event” në bashkëpunim me emra të njohur të këtij sporti si Muhamet Gradeci e Bernard Leka.

Ky është njoftimi që është shpërndarë së fundmi sipas të tij mësohet se ai do të jetë për treë ditë me rradhë në datat 17-19 dhjetor në orët 17.00-19.00 dhe do të zhvillohet në ambjentet e gjimnazit “28 Nëntori”.

Ky turne është emërtuar “85 vjetori i themelimit të Federatës Shqiptare të Shahut”.Mësohet se pjesmarrës në të mund të jenë amatorë dhe profesionistë pa dallim moshe e gjinie.

Thjesht duhet që ata të rregjistrohen gjatë këtyre ditëve të mbetura duke kontaktuar përmes rrjeteve sociale ose përmes numrave të telefonave të vënë në dispozicion nga dy prej organizatorëve, Bernard Lekës dhe Jetmir Podgoricës.

Pritet që interesi të jetë i madh sepse numri i ushtruesve të këtij sporti është i madh në Shkodër. Një aktivitet shumë interesant ky i “Shkodra Sport Event” i cili pas kupës “Autochthonous” të organizuar në futboll për moshat, tashmë do të përfshijë në organizimet e tij edhe një turne shahu.
© shkodrasport.com