Sukseset e boksiereve shkodrane ne profesionizem ka bere qe tashme interesi per keto ndeshje te jete gjithnje e me i madh edhe ne Shkoder. Pikerisht per kete arsye, gazeta “Shkodra Sport” meson se me 22 janar eshte planifikuar nje mbremje gjigande ne pallatin e sportit “Qazim Dervishi”.

Ne ring do te ngjiten tre boksiere shkodrane dhe nje fierak nderkohe qe po organizatoret po punojne per gjetjen e kundershtareve te tyre. E sigurte eshte qe do te jete nje mbremje e cila nuk do te harrohet lehte.

I pari qe do te ngjitet ne ring do te jete boksieri i ri shkodran Senad Drini. Ai ka vite qe stervitet me shume pasion nga trajneri Jetmir Kuçi dhe si rrjedhoje tashme eshte momenti per te treguar veten ndaj nje kundershtari europian, emri i te cilit do te mesohet ne ditet ne vijim.

Pas Drinit, rradhen ne ring do ta kete boksieri i suksesshem fierak Xhulio Vrenozi. Prej disa vitesh ai i ka hyre boksit profesionis duke zhvilluar disa ndeshje neper Europe ne te cilat ka qene i suksesshem dhe ate do te kerkoje ta vazhdoje me nje tjeter fitore qe deshiron te arrije ne ringun e Shkodres.

Menjehere pas Vrenozit, ringu do t’i takoje shkodranit Arjon Kajoshi i cili do te kerkoje fitoren e peste ne boksin profesionist. Nderkohe mbremja do te mbyllet me ndeshjen e te mirenjohorit Nelson Hysa qe do te jete edhe “qershia mbi torte” e kesaj mbremje. Organizatoret jane duke rezervuar shume surpriza per te pranishmit ne pallatin e sportit “Qazim Dervishi”.