Në orën 10:30 në ambientet e “Air Albania” u prezantua edhe trajneri i ri i kombëtares shqipatre Sylvinho. Në këtë conference të organizuara nga FSHF-ja ishte i pranishëm edhe ish-trajneri i kuqezinjve, Edoardo Reja, i cili ka thënë fjalët e fundit përpara se të largohet.
77-vjeçari ka deklaruar se laroghet me kokën lart, ndërsa bekoi edhe trajerin brazilian në aventurën e re.
“Jam i emocionuar, pasi si cdo fillim e ka një fund. Falenderoj të gjithë për mundësinë e dhënë. Kemi fituar dhe kemi humbur bashkë. Kemi marrë rezultate mjaft pozitive, ishim shumë afër të kualifikoheshim në botëror, fatkeqësisht për një pikë.
Kam gjetur një skuadër që nuk kishte as krye as fund. Bëmë një punë të jashtëzakonshme duke ndërtuar një grup shumë të mirë lojtarësh. Duhet të falenderoj Dukën, ndihmësat e mi që më kanë mbështetur gjatë gjithë kohës. Unë kam dhënë më të mirën, largohem me kokën lart. Ndërtuam një skuadër të bukur.
Sylvinhon e kma njohur sot, do të ketë kapacitetin të bashkojë punën do bëjë mjaft mirë. Shpresoj qe mos te kete mungesa sic kisha une. Urojme qe te kete nje te ardhme te mire”, ka theksuar Edoardo Reja