E presin ne Shkoder, por gjithmone ne raste te tilla emrave qe kerkon Vllaznia permenden menjehere edhe tek skuadrat e kryeqytetit. Keshtu po ndodh se fundi edhe sulmuesin e kombetares shqiptare Bekim Balaj.

Tifozet kuqeblu e mirepresin rikthimin e sulmuesit shtatelarte pas shume vitesh ne “Loro Boriçi”, per me teper qe Vllaznia me shume se kurre ka nevoje per nje lojtar cilesor ne kete repart sepse po vuan “shterpesine” e golave.

Megjithate diten e sotme ne median e shkruar emri i Bekim Balajt eshte permendur edhe tek Tirana, skuader me te cilen ka luajtur edhe me perpara. Bardheblute kërkojne bomber në sulm dhe shkodrani mund të jetë një zgjedhje e mirë.

Gjithsesi, për momentin nuk ka gjëra konkrete, pasi për sulmuesin shanset janë më të mëdha te Shkëndija, por asgjë nuk është vendosur për të ardhmen. Me shume mundesi Balaj eshte duke pritur edhe ndonje oferte nga jashte vendit qe eshte prioritet per te.