Ylli argjentinas Lionel Mesi dhe ai portugez Kristiano Ronaldo janë cilësuar si dy nga lojtarët më të mirë të historisë.

Ata gjithashtu janë konsideruar si rivalët e përjetshëm. E kush nuk do të dëshironte ti shihte edhe njëherë të luanin kundër njëri tjetrit?

Tashmë është konfirmuar ndeshja miqësore që do të luhet mes PSG-së dhe një ekipi në përzgjedhjen e Arabisë Saudite që do të ketë lojtarët më të mirë të Al-Hilal dhe Al-Nassr, dy klubet më të rëndësishme në vendin aziatik.

Edhe pse CR7 do të luajë ndeshjen e tij të parë zyrtare kundër Al Nass më 22 ai mund të luajë 3 ditë më përpara.

Sfida do të luhet më 19 janar në stadiumin King-Fahd në Riad.