Roberto Martinez është trajneri i ri i Portugalisë.
Këtë gjë e ka bërë të ditur Federata e Futbollit, e cila prezanton kështu ish-trajnerin e Evertonit dhe të kombëtares së Belgjikës.
Pas lamtumirës së Fernando Santos, Portugalia ka biseduar me Martinez, ku spanjolli ka pranuar të vendoset në krye të stolit të luzitanëve.
Roberto Martinez do të firmosë një kontratë deri në vitin 2026. Martinez u largua nga stoli i Belgjikës pas një Botërori të dështuar ku nuk arriti as të kalonte fazën e grupeve