Luiza Gega mbetet jashtë zonës së medaljes! Atletja shqiptare është renditur e katërta në garën finale të 3000 metrave me pengesa të Kampionatit Europian të Atletikës, duke regjistuar kohën prej 09:24:78, me një diferencë shumë të vogël nga vend i tretë, për vetëm 32 të qindat e sekondit.

Gara nisi mirë për kampionen e Shqipërisë, ku arriti të renditej e dyta në metrat e para, por Gega hasi vështirësi në kalimin e pengesave, që i kushtuan asaj e humbjen e titullit të nënkampiones së Europës.

Atletja bëri një paraqitje të shkëlqyer në baterinë eliminatore, dhe nisur nga kjo ishte një nga pretendentet kryesore për ta fituar këtë garë, por fatkeqësisht nuk ia doli, duke mbetur jashtë podiumit.

Kështu Shqipëria e mbyll këtë Europian të Atletikës pa asnjë medalje,pasi më herët edhe Izmir Smalaj nuk arriti që të merrte një medalje, ndonëse ky i fundit ka ngriturpretendimin se në rezultatin e tij janë bërë manipulime./telesport/