Monday, January 12, 2026
FAQJA E PARE FUTBOLLKATEGORIA SUPERIORESondazhi/ Tifozët shkodranë besojnë tek fitorja e Vllaznisë ndaj Partizanit

Sondazhi/ Tifozët shkodranë besojnë tek fitorja e Vllaznisë ndaj Partizanit

Ecuria e mire e deritanishme ne kampionat, ka bere qe tifozet e Vllaznise te besojne per nje tjeter fitore te kesaj skuadre edhe ne ndeshjen e rradhes, ate qe do te luaje sot ne oren 16:45 ne stadiumin “Loro Boriçi”.

Nje gje e tille konstatohet edhe nga sondazhi i “Shkodra Sport” ne instastory. E kemi hedhur qe mbreme me titullin: “A do te mundet Vllaznia te munde edhe Partizanin”?

Interesant eshte fakti se shumica e atyre qe kane votuar, plot 97 per qind e tyre kane votuar “PO” dhe vetem 3 per qind kane votuar “JO”.

Kuptohet qe ne kete votim kane marre pjese kryesisht tifoze te Vllaznise, por rezultati i ketij votimi ne fakt eshte shume domethenes.

Nese do t’i kishim pyetur pak kohe me pare, kuptohet qe nuk do te kishte patur nje perqindje kaq te madhe qe do te votonin per fitoren e Vllaznise. Kjo do te thote se skuadra e sivjetme ka rritur besimin tek te gjithe tifozet se mund te beje mire dhe prandaj presim te shohim nese ata do te kenaqen me nje tjeter fitore edhe sot ndaj Partizanit./SHKODRA-SPORT.COM/

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments