Superioria do të luajë ditën e sotme 2 takimet e rradhës për sa i përket javës së 10-të të saj. Kujtojmë se dy ndeshjet e ditës së djeshme përfunduan në barazim. Përkatësisht Kamza-Tirana dhe Flamurtari-Teuta, regjistruan të njëjtin rezultat, 1-1.

ot në orën 14:00 luhet Laçi-Kukësi dhe Kastrioti-Luftëtari. Në “derbin” e veriut FSHF ka përzgjedhur si kryesor Laver Allën, ndërsa në takimin tjetër do të vendos drejtësi Kridens Meta. Më poshtë edhe tabela e plotë:

Kastrioti-Luftëtari

Kryesor: Kridens Meta
Asistent: Ani Kociaj
Asistent: Herald Lisaku
Arbitër i katërt: Klodian Shahini

Laçi-Kukësi

Kryesor:Laver Alla
Asistent: Dojando Myftari
Asistent: Fatmir Lamaj
Arbitër i katërt: Hermal Llapra.