Sot po luhen ndeshjet e javës së nëntë të kampionatit të moshave dhe ekipet tashmë kanë zbritur në fushat sportive. Madje janë mbyllur edhe pjesët e para të ndeshjeve të 17 vjeçarëve. Ata të Vllaznisë kanë udhëtuar drejt Laçit për t’u ndeshur me skuadrën vendase dhe pjesa e parë në fakt tashmë ka përfunduar.

Djemtë e drejtuar nga trajneri Brikeno Bizi e kanë fituar atë me rezultatin 2-1.Ndeshja në fakt ka nisur me gol për laçianët. Në minutën e 9-të arbitri ka akorduar 11-metërsh për ta dhe Hoxha nga pika e bardhë e ka dërguar topin në rrjetë.

Ky gol nuk i ka demoralizuar kuqeblutë, përkundrazi ata kanë reaguar menjëherë dhe kanë arritur të barazojnë në minutën e 27-të me anë të Sufajt.

Nëntë minuta më vonë do të vinte edhe goli i avantazhit për Vllaznia U17 me anë të mesfushorit Arsen Elbasani. Në këtë mënyrë, me këtë rezultat duket se ekipi shkodran e ka hedhur hapin drejt fitores së këtij takimi megjithatë duhet pritur edhe pjesa e dytë.
www.shkodrasport.com