Gazeta “Shkodra Sport” për 24 orë ka publikuar një sondazh në faqen e saj në rrjetin social “instagram” ku shtrohej pyetja nëse lexuesit e konsideronin një blerje të goditur këtë sezon, atë të Dajan Shehit?
Në këtë sondazh kanë marrë pjesë një numër i madh sportdashësish dhe ndjekës të faqes tonë të cilët kanë dhënë mendimin e tyre për këtë çështje.
Ajo që të bën përshtypje është se 94 për qind e votuesve kanë dhënë mendimin “Po”, pra kanë vlerësuar këtë blerje të Vllaznisë si të goditur. Një numër shumë i vogël, vetëm 6 për qind kanë qenë të mendimit se nuk është një blerje e rëndësishme.
Siç shikohet edhe nga këto rezultate, tifozët e Vllaznisë janë të mendimit se kemi të bëjmë me një lojtar i cili po e justifikon besimin e drejtuesve të klubit që e kanë përzgjedhur të jetë pjesë e tyre, por edhe të stafit teknik që i kanë besuar një vend në formacion.
Duhet thënë se performanca e Shehit ka qenë e mirë dhe këtë e tregon fakti se skuadra ka pësuar vetëm 2 gola në 6 ndeshje dhe madje edhe ato të pësuar ndoshta aksidentalisht në takimin ndaj Tiranës.
www.shkodrasport.com