Karriera e tij si sportist nuk ka qene ne nivele shume te larta megjithate ka arritur te lere gjurme dhe eshte pjese e ekipit qe e shpalli Vllaznine kampione per here te pare ne historine e saj, pikerisht ne sezonin 1966-67.
Roland Koka u shpall kampion bashke me nje plejade te shkelqyer basketbollistesh si Renato Radoja, Filip Guraziu, Luan Shatku, Nikolin Pali, Petrit Osmani, Agim Lahi, Asllan Gjyrezi, Zyhdi Çoba, Nikolin Kovaçi, Vladimir Gjurba e Flamur Selmani, nen drejtimin e te mirenjohurit Esat Haxhi.
Megjithate per Roland Koken, vitet me te ndritura te tij ne sport do te jene padyshim ato qe ka kaluar si trajner i moshave. E ka bere kete pune per 12 vite me rradhe dhe e ka bere ne menyren e duhur duke i dhuruar Vllaznise 6 tituj kampion dhe 2 vende te dyta.
Ka arritur po ashtu te nxjerre nga duart e tij lojtare qe kane lene gjurme ne basketbollin shkodran dhe ate shqiptar dhe per keto arsye, misioni i tij si trajner moshash mund te konsiderohet i realizuar.
U ndalem sot tek ky personazh i njohur sepse Roland Koka feston ditelindjen. Ai sot mbush 72 vjeç dhe gazeta “Shkodra Sport” i uron edhe 100 vite te tjera te lumtura!
www.shkodrasport.com