Dy dite me pare portali brazilian “Diario ffeminino” i beri jehone ecurise se ekipit te futbollit te femrave te Vllaznise i cili rregjistroi ndeshjen e tij te 150-te ne kampionat pa humbje. Jo vetem kaq, por ne kete mori perballjesh, plot 148 jane fitore dhe vetem dy barazime, nderkohe qe edhe golaverazhi eshte fantastik, 1089-33.

Ne lidhje me kete ecuri ka folur edhe njeri prej arkitekvee te saj, trajneri aktual Nikolin Leka. Ai punon qe prej korrikut te vitit 2015 me kete ekip dhe ka fituar deri me tani 10 trofe dhe kete sezon mund ta çoje ne 12 kete numer.

Leka ka folur per emisionin “Studio Sport” duke thene: “Keto shifra dhe rekorde qe po vendos ky ekip nga viti ne vit dhe ato nuk kane ardhur rastesisht. Nje merite te jashtezakonshme ka presidenti Lazer Matija per ndertimin e ketij ekipi dhe jo per te qene thjesht i suksesshem ne arenen kombetare por edhe ate nderkombetare.

Njekohesisht keto rekorde do na motivojne per t’i çuar edhe me tej ato sepse mundesite jane. Menyra si punojme dhe deshira me te cilen e perfaqesojme kete emer, jane tregues qe garantojne vazhdimesine e sukseseve dhe te rekordeve”.

Vllaznia me fitoren e fundit ndaj Apolonise e ka çuar ne tete pike diferencen me te dhe ne kete menyre shtate jave para fundit te kampionatit, titulli kampion duket se eshte thjesht nje formalitet tashme, titull ky qe do te jete i teti rradhazi per te./SHKODRA-SPORT.COM/