Superiorja ditën e sotme vjen me dy takime majft të rëndësishme dhe që skuadrat do të zbresin në fushën e lojës për të kërkuar vetëm 3 pikët. Do të luhet në aksin Kukës – Elbasan, teksa këto ndeshje janë të vlefshme për javëm e 9-të të “Abissnet Superiore”.

Gjithçka do të startojë me “derbin” e veriut mes Kukësit dhe Laçit ora 14:00. Një përballje interesante mes dy skuadrave që përballë vë Stavri Nicën dhe ish-skuadrën e tij. Verilindorët do të kërkojnë të rikthehen te fitorja në kampionat, ndërsa kurbinasit kërkojnë fitoren e 3-të rresht me Mirel Josën në stol.

Ndërkohë në orën 17:00 do të luhet një tjetër duel i rëndësishëm. Dinamo do të vihet përballë Teutës në “Elbasan Arena”. Një ndeshje që ku dy ekipet do të synojnë 3 pikët për t’iu larguar zonës së ftohtë të klasifikimit.

SOT

Ora 14:00 në Kukës

Kukësi- Laçi

Ora 17:00

Dinamo- Teuta