Esin Hakaj është larguar zyrtarisht nga Partizani, por edhe nga Kategoria Superiore. Mbrojtësi shkodran bëri një sezon fantastik me të kuqtë duke luajtur të gjitha sfidat.
Ai sot firmosi zyrtarisht me Samsunspor në ligën e parë turke duke u bërë shok skuadre me Çinarin. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Hakaj ka falenderuar Partizanin për vitet e kaluar, ndërsa nuk ka harruar as tifozët që e kanë mbështetur.
Postimi i Çinarit:
Faleminderit familja e madhe e Partizanit.
Dua te falenderoj presidentin, drejtorin, stafin teknik, gjithe shoket e ekipit dhe ne fund por jo nga rendsia tifozat qe me kane dhene nje mbeshtetje te madhe. Faleminderit per cdo gje.