Erdhi nga Gjermania enkas për këtë eveniment, në rradhë të parë për të kontribuar për Shkodrën e Vllazninë dhe së dyti, për të tentuar titullin personal të rradhës, i cili ka qene i teti per te.

Boksieri shkodran Kristian Demaj ka sakrifikuar jo pak ditët e fundit megjithatë në fund gjithçka ia ka vlejtur sepse ai edhe njëherë tjetër tregoi se është një kampion i padiskutueshëm.

Vetë ai është dukur shumë i lumtur për suksesin e sotëm dhe këtë e ka shfaqur edhe me një status të publikuar në rrjetet sociale ku shkruan:

“Edhe një titull i ri Kampion i Shqipërisë- 2019. Faleminderit Shkodra jeme per besimin, nuk ju kam zhgenyjer. Shkodra asht aty ku i ka hije Nr.1 ne Shqiperi ne Kampionatin Kombetar te Boksit. Falenderoj Zotin qe me dha mundesine te kontriboj ne kete arritje. Bravo Vllaznia BOKS”.

Titujt kampionë të Kristian Demajt:

2009

2010

2011

2012

2014

2015

2016

2019