Ada ka marre nje tjeter fitore ne kampionat. Pasditen e sotme ajo ka fituar ne fushen sportive “Adriatik” te Velipojes me rezultatin 4-2 ndaj Kamzes. Njeri prej protagonisteve kryesore te ketij suksesi ka qene sulmuesi Arbjas Hasani.

Ai ka zhbllokuar shifrat ne minuten e 18-te te ndeshjes kur ka kthyer ne gol nje 11-metersh te dhene per velipojaket. Megjtihate avantazhi i tyre nuk ka zgjatur shume sepse shtate minuta me vone ka qene Bode qe ka barazuar per Kamzen.

Ne fundin e pjeses se pare Perndreca ka shenuar edhe golin e dyte dhe Ada kesisoj e ka mbyllur kete 45 minutesh ne avantazhin 2-1. Ne fillimin e se dytes e njejta histori.

Arbjas Hasani ka shenuar golin e trete per Aden dhe te dytin personal pikerisht ne minuten e 80-te dhe pese minuta me vone do te vinte edhe goli i katert me autor Hasajn.

Ne fundin e takimit nderkohe Rizvani do te kthente ne gol nje 11-metersh te dhene per Kamzen dhe kesisoj i gjithe takimi eshte mbyllur me fitoren 4-2 te Ades.

Me kete fitore, skuadra velipojake eshte ngjitur ne kuoten e 7 pikeve dhe ndodhet aktualisht ne mesin e tabeles se renditjes, megjithate pritshmerite jane me te medha prandaj me siguri qe ne javet e ardhshme do te vijne edhe te tjera fitore.
www.shkodrasport.com