Do te nisin pasditen e sotme ndeshjet e turit gjysmefinal te kampionatit kombetar te volejbollit per femra. Sfida e pare do te jete ajo qe do te zhvillohet ne Korçe ne mes Skenderbeut dhe Vllaznise, ndersa tjera do te jete ajo e kryeqytetit ne mes Partizanit dhe Tiranes.

Vajzat shkodrane do te zbresin ne oren 17:00 ne parketin e pallatit te sportit te Korçes per t’u ndeshur me kampionet ne fuqi te vendit, volejbollistet e Skenderbeut qe po ashtu kryesojne me merite edhe kampionatin aktual dhe jane pretendentet kryesore serish per t’u shpallur kampione.

Kuptohet qe misioni i Vllaznise duket thuajse i pamundur per te tentuar nje fitore ndaj ketij kundershtari, per vete perberjen qe ai ka apo dhe detaje te tjera nga menyra e funksionimit etj. Trajnerja e ekipit shkodran Nora Deda e ka thene se objektivi i tij eshte permbushur tashme me kalimin ne gjysmefinale, megjithate do te tentojne te bejne nje paraqitje sa me te mire ndaj korçareve.

Ne sport asnjehere arritja e nje suksesi nuk esjte e pamundur, por jane edhe disa faktore qe vendosin shpeshhere. Vete trajnerja Deda eshte shprehur se kundershtari i sotem eshte nje skuader me struktura shume te mira te formuara prej vitesh dhe me nje buxhet prej 370 milione lekesh dhe padyshim qe do te jete shume e veshtire per ta sfiduar sepse ka nje perberje shume te mire.

Por nga ana tjeter, eshte nje Vllazni me shume probleme dhe me nje buxhet prej vetem 42 milione lekesh te vjetra dhe madje nje skuader e cila ne janar rrezikonte te mos merrte pjese ne kampionat. Megjithate ndeshja eshte ndeshje dhe na mbetet te presim se çfare do te dhuroje sfida e sotme ne mes ketyre dy skuadrave./www.shkodrasport.com/