Abissnet Superiore luan sot javën e parafundit të sezonit 2021/22. Ka qenë një kampionat i gjatë dhe tashmë janë njohur disa prej verdikteve përfundimtare. Tirana kampion dhe Laçi nënkampion. Dinamo dhe Skënderbeun u përshëndetën me elitën e futbollit shqiptar.
Egnatias i ka mbetur mundësi tjetër në “play-out” si vend i 8 në kampionat. Ndërkohë klubet e tjera janë në garë për të fituar një vend të mbetur nga kampionati në Europë ose dy nëse Laçi fiton finalen e Kupës së Shqipërisë.
Sot luhen të gjithë takimet e javës së 35 në orën 17:00. Sfida që ka më pak interes është derbi i kryeqytetit që do luhet në stadiumin “Selman Stërmasi” mes Dinamos dhe Tiranë, për shkak se të dy ekipet nuk kanë më objektiva të mbetur këtë sezon.
Në takimet e tjera, Partizani pret Kastriotin në “Elbasan Arena”, Kukësi pret Skënderbeun në “Kukës Arena”, Teuta pret Laçin në “Niko Dovana” dhe Vllaznia luan përballë Egnatias në “Loro Boriçi”. Skuadrat pritëse janë të gjitha ato që e kanë të domosdoshme fitoren për të arritur objektivin sezonal, marrjen pjesë në ndeshjet e Europës.
Abissnet Superiore, Java XXXV, e shtunë ora 17:00
PARTIZANI – KASTRIOTI (Elbasan Arena)
DINAMO – TIRANA (Selman Stërmasi)
KUKËSI – SKËNDERBEU (KUKËS ARENA)
TEUTA – LAÇI (NIKO DOVANA)
VLLAZNIA – EGNATIA (LORO BORIÇI)