Sot, trajneri i Vllaznisë feston 47 vjetorin e lindjes. Klubi shkodran i futbollit ka uruar teknikun kroato-gjerman në rrjetet sociale.
Për të dytin sezon radhazi, Thomas Brdaric ka ndryshuar lojën e shkodranëve, me tifozët që shpresojnë titullin kampion. Në 66 sfida në stolin e shkodranëve, Brdaric ka një mesatare 1.8 pikë për ndeshje.
“Dita e sotme është e veçantë për trajnerin e ekipit të parë të Vllaznisë Thomas Brdariç. Ai feston 47 vjetorin e lindjes dhe me këtë rast, KF Vllaznia i uron edhe 100 vite të tjera të lumtura atij!
Happy Birthday. U bëfsh njëqind vjeç!”, shkrun Vllaznia.
https://www.facebook.com/photo/?fbid=327932152674803&set=a.128225639312123