Kombëtarja U-19 e femrave ka nisur që prej ditës së diel grumbullimin dhe stërvitjet intensive në kuadër të ndeshjeve kualifikuese të vlefshme për Kampionatin Europian 2022. Shqipëria U-19 është shortuar në grupin B3 së bashku me Andorrën, Uellsin dhe Moldavinë, me ndeshjet që do të luhen në Andorra në datat 19, 22 dhe 25 tetor.

Sakaq, Kombëtarja U-19 do të zhvillojë ditën e premte një sfidë miqësore me Vllazninë e femrave përpara nisjes të dielën për në Andorra, ku do të masë forcat përpara se të nisë fushatën eliminatore të Europianit.

Shqipëria do të luajë ndeshjen e parë ndaj Moldavisë më 19 tetor, ndërsa më 22 tetor do të luajë kundër Andorrës. Ndeshja e tretë dhe e fundit do të jetë ajo kundër Uellsit më 25 tetor. Vajzat kuqezi gjenden në Ligën B dhe do të tentojnë ngjitjen në Ligën A.

Pjese e kombetares U19 jane edhe 7 futbolliste shkodrane. Behet fjale per lojtaret e Vllaznise Matilda Gjergji, Suzana Vuksanin e Alda Blinishta, per lojtaret e Murlanit Matilda Tanushi e Denada Avullia dhe ato te Atletik, Fabiola Caka dhe Iris Armoku./SHKODRA-SPORT.COM/