Jo vetem ne Shqiperi, por edhe ne Kosove sot luhet futboll. Madje, atje perveç Superliges, ne fushe do te zbresin edhe ekipet e kategorise se pare per te zhvilluar ndeshjet e rradhes te kampionatit.

Ne ndeshjet e sotme ka nje interes sepse ka sfida interesante qe luhen si per kreun ashtu edhe per renien nga kategoria dhe per rrjedhoje, dikush edhe do te humbase.

Pikerisht nga kjo, pritet te perfitoje nje trajner shkodran- Samuel Nikaj. Drejtuesit e nje klubit kosovar jane ne kontakt prej kohesh me te dhe vete trajneri ka bere te ditur dy dite me pare se akordi mund te arrihet brenda kesaj jave.

Me shume mundesi eshte rezultati i ndeshjes se sotme qe do te vendose per te ardhmen e Nikajt. Nese skuadra qe pretendon ta marre ate humbet, atehere eshte e sigurte se nga neser shkodrani mund te emerohet ne pankinen e saj. Ne rast te kundert, kjo levizje nuk do te behet.

Vete ky personazh e ka bere te qarte se nuk ka deshire te marre drejtimin e nje skuadre ne kete periudhe tre muaj para fundit te kampionatit, por insistimi i drejtuesve te ketij klubi thuajse e ka bindur. Gjithsesi duhet pritur se çfare do te ndodhe.