Sot, në orën 16:00 në Niko Dovana të Durrësit do të luhet finalja e Kategorisë së Parë. Bylis-Vllaznia do të jetë sfida që padyshim pritet të dhurojë emocione.

Ballshiotët, me anë të një postimi në rrjetin social Facebook, bëjnë thirrje për tifozët e tyre të jenë të pranishëm në stadium për të përkrahur skuadrën e për të fituar ndaj shkodranëve.

Postimi i Bylisit:

Mirmengjes!

Sot, nje tjeter finale! Mos mungoni ne Durres! Djemte na e justifikuan dhe na nderuan me Superioren, sot eshte radha jone te tregojme se BYLISI eshte krenaria e cdo Mallakastrioti!
Stafi dhe djemte jane super te motivuar!
Vllaznia-Bylis, ora 16:00

Të dyja këto skuadra kanë zhvilluar një sezon shumë të mirë në grupet e tyre, e ndërsa tashmë është momenti final për të mësuar “mbretin” e Kategorisë së Parë” për vitin futbollistik që tashmë është drejt fundit.