Këshilli Bashkiak i Shkodrës do të mblidhet sot në orën 17:00 dhe, sipas rendit të ditës, në pikën 5 është parashikuar të diskutohet për privatizimin e klubit të futbollit Vllaznia.
“Projektvendimi për dhënien e pëlqimit për shitjen me ankand të aksioneve të klubit të futbollit Vllaznia sh.a në masën 100%”, thuhet në shkresën zyrtare të publikuar në faqen zyrtare të Këshillit Bashkiak.
Sot mund t’i hapet rruga zyrtarisht ankandit për blerjen e aksioneve të Vllaznisë, ndonese procesi i metejshem mund te zgjase jo pak, por e rendesishme eshte qe te jepet aprovimi per nisjen e procedurave.
Tifozet shkodrane e kane kerkuar prej kohesh kete gje dhe mesa duket erdhi momenti qe Vllaznia te mendoje per te kaluar ne duart e privatit, çka konsiderohet edhe si zgjidhja me e mire e mundshme per klubin me te vjeter ne historine e futbollit shqiptar.