Shqipëria do të luajë ditën e sotme miqësoren me Arabinë Saudite, duke nisur nga ora 16:30 me orën tonë. Në pritje të kësaj ndeshjeje, kuqezinjtë kanë mbërritur që ditën e djeshme në Abu Dabi, aty ku do të luhet ndeshja dhe kanë zhvilluar edhe seancën e fundit stërvitore.

Nga sa mësohet, trajneri Edoardo Reja i ka fiksuar emrat e futbollistëve që do ta nisin ndeshjen nga minuta e parë. Kështu, mes këtyre emrat, spikat edhe kapiteni i Vllaznisë, Erdenis Gurishta që pritet ta nisë si titullar në mbrojtjen me tre. Ndërkohë, Esat Mala dhe Esin Hakaj pritet të marrin minuta në pjesën e dytë me fanellën kuqezi.

Miqësorja Arabi Saudite-Shqipëri do të luhet ditën e sotme në “Al Nahyan Stadium” të Abu Dabit dhe do të nisë në orën 16:30 sipas orës shqiptare. /Maringlen ZHIVANI/

Shqipëria (3-5-2): Kastrati, Gurishta, Bitri, Turkaj, Marku, Deliu, Toli, Mitaj, Kallaku, Çikalleshi, Xhixha Tr: Edoardo Reja