Hysen Dedja është larguar nga drejtimi i Lushnjes, teksa ky ekip është thuajse me një këmbë drejt rikthimit në Kategorinë e Parë.

Trajneri shkodran nuk është dorëzuar për asnjë moment gjatë periudhës së përgatitjeve dimërore, pavarësisht se misioni i mbijetesës dukej prej kohësh i pamundur për t’u arritur. Megjithatë, Dedja tashmë nuk është pjesë e Lushnjes duke filluar nga takimi i radhës.

Kjo ka sjellë reagimin te tifozët e këtij ekipi, të cilët kanë vendosur t’i dërgojnë mesazhe mbështetëse ish-trajnerit të Lushnjes.

Ndërsa ky i fundit nuk harron asnjëherë të përmend faktin se nuk e vazhdoj projektin e tij, vetëm për fajin e drejtuesëve të këtij klubi.

Në këtë klub të gjithë janë duke e vuajtur këtë situatë të vështirë që po kalohet, por fajtori i vërtetë për këtë gjendje, duket se ende nuk është vënë përpara përgjegjësisë. /vipsport/