Sot do të luhen ndeshjet e javë së 24 të Kategorisë së Parë, aty ku lufta për t’u ngjitur në Superiore dhe mbijetesa kanë hyrë në një fazë mjaft të nxehtë.
Skënderbeu, Dinamo dhe Flamurtari janë ende në kërkim të biletës që të çon në Superiore, teksa korçarët do të udhëtojnë në transfertën delikate të Cërrikut, ku përballë do të kenë Turbinën që rrezikon rënien nga kategoria.
Dinamo ka një transfertë në Lushnje, aty ku vendasit janë në zonën e “Play Out”-it dhe ende nuk e kanë thënë fjalën e fundit ndërsa Flamurtari do të presë në shtëpi Tomorin.
Beratasit shohin për një vend në zonën e “Play Off”-it për të provuar deri në fund ngjitjen ën Superiore. Oriku i vendit të parafundit, luan në transfertë ndaj Besës së Kavajës dhe të gjitha ndeshjet do të nisin në orën 15:00.
NDESHJET:
15:00 Apolonia – Besëlidhja
15:00 Besa – Oriku
15:00 Flamurtari – Tomori
15:00 Korabi – Burreli
15:00 Lushnja – Dinamo
15:00 Turbina – Skënderbeu