Vllaznia ne futboll per femra ka marre nje tjeter fitore te rendesishme ne kampionat. Mesditen e sotme ajo ka fituar me rezultatin e thelle 6-0 ndaj Partizanit ne ndeshjen e luajtur ne stadiumin “Partizani” dhe ne kete menyre ecen e sigurte drejt titullit kampion.

Duhet thene se goli i pare i vajzave kuqeblu vonoi te dilte ne drite. Ndonese e gjithe loja zhvillohej ne gjysmefushen e Partizanit, duhej te vinte minuta e 32-te kur Jehona Shala te shenonte golin qe do te zhbllokonte rezultatin. Me kete gol do te mbyllej pjesa e pare.

E dyta do te ishte krejt ndryshe. Fillimisht do te ishte Megi Doçi qe do te shenonte golin e dyte ne minuten e 61-te, me pas mesfushorja Gresa Berisha shenoi golin e trete, para se Doçi te shenonte goli e dyte personal dhe te katertin per skuadren shkodrane.

Ne pjesen e dyte nderkohe trajneri Leka u ka dhene hapesire edhe lojtareve te reja duke filluar nga portierja Klejda Synaj, e per te vazhduar me Suzana Vuksanin, Arlinda Kodren dhe Klaudia Borcin. Kjo e fundit madje do te shenonte edhe golin e peste te ndeshjes, ndersa te gjashtin dhe te fundit do ta realizonte kapitenia Esmeralda Franja.

Perfundimisht 6-0 per Vllaznine e cila vazhdon te kryesoje renditjen pas javes se 14-te me pike te plota- 42, e ndjekur nga Tirana me 39 pike. Per ekipin shkodran kane mbetur edhe kater ndeshje deri ne fund, per t’u kurorezuar pastaj me titullin e 10-te kampion rradhazi./SHKODRA-SPORT.COM/

PARTIZANI- VLLAZNIA 0-6

Golat: Shala, Doçi 2, Berisha, Borci, Franja

VLLAZNIA: Raxhimi, Gjini, Gjergji, Maliqi, Curraj, Franja, Mustafaj, Berisha, Ramadani, Doçi, Shala. Trajner Nikolin Leka. U aktivizuan edhe Synaj, Bajraktari, Vuksani, Kodra e Borci.