Pavarësisht se duhej të ishim shumë më tepër, sërish numri i tifozëve shkodranë të pranishëm pasditen e djeshme në shkallët e stadiumit “Loro Boriçi” ka qenë i pëlqyeshëm. Natyrisht skuadra është në vendin e parafundit dhe tifozët ende nuk kishin besimin e një ndryshimi por gjithsesi, në shkallët e stadiumit kanë qenë të pranishëm rreth 4 mijë tifozë. Por ndonëse kemi të bëjmë me një histori të re, avazi sërish është i vjetër. Sa herë që tifozët kthehen në “Loro Boriçi” për të mbështetur Vllazninë, ajo humbet!.

Ndodhi edhe dje. Çka do të thotë se tani e tutje do të jetë shumë e vështirë për t’i parë këta tifozë aty përsëri. Ndaj Skënderbeut me siguri që do të ketë shumë më pak. Shkodranët janë shumë të ndjeshëm dhe padyshim që nuk mund t’u bësh thirrje kot për të mbështetur kuqeblutë. Ky është një problem i madh që në fakt ka për të ndikuar edhe në ecurinë e mëtejshme të skuadrës në kampionat.

www.shkodrasport.com