Në ndeshjen ndaj Kukësit tek skuadra shkodrane u vërejtën shumë gabime. Në të gjitha repartet. Mbi të gjitha skuadra nuk funksionoi ashtu si duhet. Me përjashtim të portierit Sherri që e justifikoi plotësisht aktivizimin e tij, të gjithë lojtarët e tjerë nuk kanë dhënë maksimumin. Edhe tre golat e pësuar, kryesisht kanë ardhur për moszbatim të detyrave nga futbollistët kuqeblu.

Në të parin, Kale lihet i lirë brenda zonës, kroson për Gurin që në mes tre mbrojtësve shënon i qetë me kokë. Në të dytin, Zderiç “i vidhet” bukur Kalajës dhe e dërgon topin në rrjetë dhe i vetmi justifikim për Vllazninë mund të themi se ishte goli i tretë kur skuadra ishte në sulm dhe u gjend e papërgatitur në kundërsulmin e shpejtë të kukësianëve që shënuan me anë të Bakajt. Për më tepër, mund të ndiqni më poshtë përmbledhjen e kësaj ndeshje në videon e “Supersport”: