I mungon goli prej disa javesh dhe kjo e ka vene nen presion, megjithate ne disa momente ka qene edhe i pafat si ne ndeshjen e fundit ne Laç kur topi i goditur me koke prej tij perfundoi ne traverse.
E kemi fjalen per Ante Aralica, sulmuesin kryesor te Vllaznise. Ne ndeshjet e fundit nuk eshte preferuar si titullar nga ana e stafit teknik, ndoshta per t’i dhene edhe qetesine e duhur, por sot do te jete ne fushe nga minuta e pare.
Fakti qe eshte nje ndeshje pa shume presion kjo ndaj Flamurtarit, per vete rezultatin e ndeshjes se pare (2-1 per Vllaznine ne Vlore), mund ta ndihmoje ate te gjeje golin dhe te lirohet.
Trajneri Brdariç e ka projektuar sulmuesin kroat ne maje te sulmit nga minuta e pare, nderkohe qe ne krahe do te luajne Djurdjevic dhe Kruja. Vllaznia shpreson shume qe ta fitoje kete ndeshje, pse jo edhe me goleade ne menyre qe sulmuesit e saj te lirohen nga ana psikogjike.
Vllaznia eshte nder skuadrat qe krijon me shume raste shenimi, por numri i golave te realizuar nuk ka qene ai i duhur dhe kjo ka bere qe skuadra te mos jete ne pozitat e duhura ne renditje./SHKODRA-SPORT.COM/